Pas miratimit të ligjit për Teatrin/ Basha: Vendimi i turpshëm, do e mbrojmë me trupat tanë -Albpress Daily News
Published On: Enj, Kor 5th, 2018

Pas miratimit të ligjit për Teatrin/ Basha: Vendimi i turpshëm, do e mbrojmë me trupat tanë

Kreu demokrat Lulzim Bash aka reaguar ashpër pas votimit të ligjit për Teatrin në Kuvend, me votat e socialistëve, i cili i hap rrugën shembjes së godinës aktuale.

“Vendimi që sapo morën Edi Rama dhe banda e tij në Kuvend është antikombëtar, antihistorik dhe i turpshëm.
Votimi tregoi se Rama me hajdutët e tij janë në unitet të plotë për të grabitur Shqipërinë.

Ne do t’i tregojme kësaj bande se pushteti është i popullit dhe jo i saj, duke mos lejuar në asnjë mënyrë prishjen e teatrit, duke e mbrojtur atë edhe me trupat tanë.

Rama tani do të kuptojë se qytetarët e bashkuar janë më të fortë se hajdutët e bashkuar”, shkruan Basha në një postim në rrjet.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of