Pas afrimit me PDIU, Basha mund të humbasë një aleat… -Albpress Daily News
Published On: Enj, Sht 13th, 2018

Pas afrimit me PDIU, Basha mund të humbasë një aleat…

Lulzim Basha mirëpriti sot vendimin e PDIU për nisjen e bisedimeve mes partisë së drejtuar nga Shpëtim Idrizi dhe demokratëve.

Por afrimi i PDIU në koalicionin opozitar, mund të çojë në largimin e një prej aleatëve të Bashës, PBDNJ-së së drejtuar nga Vangjel Dule.

Ky i fundit braktisi koalicionin me socialistët, sapo Shpëtim Idrizi iu bashkua këtij koalicioni. Dule mbante pozicionin e nënkryetarit të Kuvendit, post që më pas e mori Idrizi, ndërsa PBDNJ urreshtua në krah të Lulzim Bashës.

Madje në zgjedhjet e 2017, Dule ishte i 3-ti në listën shumëemërore të PD në qarkun e Vlorës, duke arritur të futej në Kuvend.

Tashmë duket se afrimi te PD i Idrizit, do të çojë në largimin e Dules. Gjithsesi në rradhët e opozitës shprehen se koalicioni opozitar ka vend për të gjithë dhe çdo parti duhet të lërë mënjanë dallimet.

Por raportet mes Dules dhe Idrizit asnjëherë nuk kanë qenë normale, madje në disa raste janë tensionuar. Nuk dihet nëse Basha do të lëvizë ndonjë “as” nën mëngë për të moslejuar largimin e Dules, apo afrimin me Idrizin e konsideron më të rëndësishëm sesa aleati që ka në krah prej disa vitesh…

1
Shkruaj nje koment

avatar
1 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
1 Comment authors
asllani Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest
Notify of
asllani
Guest

Basha te mos e shpallte aleancen.Kjo aleance te behej pas votimeve