Published On: Mër, Shk 7th, 2018

Parashikimi i motit, nesër priten reshje shiu dhe dëbore

Share This
Tags

Nesër priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve dhe mesatare në 3 qarqe të veriut, kryesisht pasdite, ndërsa priten edhe reshje dëbore në 800 m mbi nivelin e detit.
Instituti i Gjeoshkencave njofton se do të vazhdojë ulja e prurjeve nga lumi Vjosa duke qetësuar familjet e përmbytura në jug, ndërsa lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin do të kenë prurje normale dhe nuk paraqesin rrezik.

Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojnë të kenë prurje dhe nivele të larta të cilat do të varen nga shkarkimet e Kaskadës mbi Lumin Drin. Nga reshjet e fundjavës së fundit u përmbytën disa banesa në jug të vendit, ndërsa shumë familje u evakuuan.