Published On: Hën, Qer 4th, 2018

Parashikimi i motit për datën 4 Qershor

Sot (e hënë, dt.04) pritet të ketë reshje të dobëta ose lokalisht të dobëta në një pjesë të qarqeve. Reshjet priten kryesisht në pjesët kodrinore-malore të qarqeve, gjatë orëve të mesditës, ku në zona shumё të kufizuara reshjet mund të jenë edhe në formë shtrëngate (më të mundshme sot pasdite).

TEMPERATURAT

Sot (e hënë, dt.04) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 17 / 26 °C
në vendet e ulëta: 16 / 27 °C
në vendet malore: 11 / 22 °C

ERA

Sot (e hënë, dt.04) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare gjatë orëve të pasdites.