Parashikimi i motit për datën 12 korrik -Albpress Daily News
Published On: Enj, Kor 12th, 2018

Parashikimi i motit për datën 12 korrik

Gjatë të enjtes, zonat Jugore dhe Qendrore vijojnë në kushtet e kthjellimeve ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në Veri dhe Verilindje të vendit.

Pjesa e dytë e ditës mbetet e kthjellët në Ultësirën Perëndimore ndërsa vranësirat shpeshtohen në zonat malore duke sjellë shira të izoluara në ekstremet Veri- Verilindje të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten me 1-2°C në mëngjes dhe mesditë duke bërë që ekstremet termike të luhaten nga 14 në 35°C.

Era do vijojë të fryjë e lehtë, me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi Perëndimor duke bërë që në det të vijojë dallgëzimi i ulët.

Moti për ditën e sotme, e enjte 12 Korrik në Europë

Vranësira të shpeshta dhe shira të përkohshëm do të ketë në zona të izoluara të Europës Qendrore dhe Veriore.

Ndërsa moti i kthjellët zotëron pjesën më të madhe të Europës; kryesisht Jugun e saj.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of