Parashikimi i motit/ Nga e enjtja kini kujdes, ja çfarë do të ndodhë... -Albpress Daily News
Published On: Die, Kor 8th, 2018

Parashikimi i motit/ Nga e enjtja kini kujdes, ja çfarë do të ndodhë…

Ndryshimet e motit tashmë duken krejt të zakonshme.

Pas disa ditëve me diell përvëlues, fundjava ul temperaturat dhe sjell reshjet e shiut. Por kjo nuk do të zgjasë shumë, të paktën për zonat bregdetare.

Në një njëjtat kushte mbetemi edhe gjatë ditës së hënë dhe të martë. Mesdita e së shtunës solli një rënie me dy-tre gradë, duke bërë që nga 36 gradë të zbresim në 32-33 gradë. Një rënie e lehtë vijon edhe gjatë ditës së sotme, si në mëngjes dhe në mesditë.

Moti do të përmirësohet dhe e enjtja do të sjellë temperatura përvëluese.

“Presim sërish fundjavën tjetër një rritje të ndjeshme të vlerave termike, rritje që do të vijojë nga periudha 12-13 Korrik deri shumë afër 20 Korrikut”, thotë meteorologia.

Me një parashikim të përgjithshëm, sinoptikanët thonë se muaji Korrik do të jetë me mot të ndryshueshëm, herë me shi, e herë me diell, deri në fund të tij.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of