Published On: Sht, Kor 7th, 2018

Parashikimi i motit/ Kujdes, sot mos dilni pa…

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bëri të ditur se sot priten reshje “tё dobёta” nё pjesёn mё tё madhe tё territorit.

RESHJET

Sot (e shtunë, dt.07) priten reshje “tё dobёta” nё pjesёn mё tё madhe tё territorit, por deri lokalisht mesatare nё disa prej tyre (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Reshjet pritet tё jenё tё pёrqёndruara kryesisht gjatё ditёs sё sotme në pjesët malore tё qarqeve. Reshjet mund të jenë edhe në formën e shtrëngatave me kohëzgjatje të shkurtër.

TEMPERATURAT

Sot (e shtunë, dt.07) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 21 / 27 °C

në vendet e ulëta: 20 / 29 °C

në vendet malore: 15 / 26 °C

ERA Pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet dhe në zonat malore (për momente të shkurtra deri e fortë).

Zjarret

Pritet rrezik “I MODERUAR” në qarqet Fier, Elbasan, Gjirokastër dhe rrezik “I ULËT” në qarqet e tjera (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Nё shumë qarqe pritet rrezik “I MODERUAR” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht qarqet Shkodër dhe Lezhë (Perëndim), Kukës (Lindje), Durrës (Lindje), Elbasan dhe Berat (Perëndim), Korçë (Lindje, Jug), dhe Vlorë (Veri, Jug). Rreziku do tё jetё mё i lartё gjatё pasdites sё sotme.

 

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of