Parashikimi i motit, ja çfarë pritet për dy javët në vazhdim -Albpress Daily News
Published On: Die, Qer 10th, 2018

Parashikimi i motit, ja çfarë pritet për dy javët në vazhdim

Në javën e dytë dhe të tretë të qershorit priten temperature të larta, mbi 30 gradë, parashikon Açuëeather.

Ndërsa, IGJEUM parashikon që pasditen e të dielës nuk do të ketë reshje shiu përveç se në dy qarqe Shkodër e Kukës, që pritet të jenë mesatare.

ZJARRET NË PYJE
————————–
Sot pasdite (e diel, dt.10) dhe nesër (e hënë, dt.11) “S’KA RREZIK” në të gjithë territorin (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Një rritje e lehtë e rrezikut pritet në disa zona të kufizuara, respektivisht në qarqet Fier (Jugperëndim), Vlorë (Veri dhe Jugperëndim) dhe Korçë (Juglindje) ku rreziku pritet të jetë në nivelin “I ULËT”.

RESHJET
Sot pasdite (e diel, dt.10) pritet të ketë reshje të dobëta pothuajse në të gjithë territorin. Në qarqet Shkodër dhe Kukës ato pritet të jenë lokalisht mesatare. Nesër (e hënë, dt.11) reshjet do të vijnë duke u pakësuar, duke u kufizuar në terrenet kodrinore-malore (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumё të kufizuara reshjet mund të jenë edhe në formë shtrëngate.

TEMPERATURAT
Nesër (e hënë, dt.11) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 19 / 28 °C
në vendet e ulëta: 18 / 31 °C
në vendet malore: 12 / 28 °C

ERA
Sot pasdite (e diel, dt.10) dhe nesër (e hënë, dt.11) era do të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet dhe në zonat malore.