Published On: Hën, Jan 8th, 2018

Parashikimi i motit, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Shpërndaj
Tags

Një mot aspak i zakontë për kohën ka përshirë mbarë vendin në këtë mes dimri.

Temperaturat që duhej të ishin në minus, në fakt janë si ditë pranvere.

Ditët e para të këtij viti janë përshirë nga një mot i kthjellët dhe me temperatura pranverore, disa gradë mbi zero.

Temperaturat shënojnë sërish rritje të lehtë, bazuar në të dhënat e Institutit të Gjeoshkencës.

RESHJET

Sot e hënë nuk pritet të ketë reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 °C / 16 °C

në vendet e ulëta: 7 °C / 16 °C

në vendet malore: 3 °C / 11 °C.

ERA

Era do të fryjë e lehtë.