Parashikimi i motit, çfarë pritet gjatë javës: Vranësira, rebeshe dhe... -Albpress Daily News
Published On: Die, Tet 7th, 2018

Parashikimi i motit, çfarë pritet gjatë javës: Vranësira, rebeshe dhe…

E hëna paradite, do të karakterizohet me kthjellime e vranësira të shpeshta, por mesdita dhe pasditja sjellin vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të vendit si dhe rrebeshe afatshkurtra në zonat Qendrore dhe Jugore.

Sipas Meteoalb, dita e martë do të nisë me kthjellime dhe vranësira të lehta deri në mesditë kur vranëisrat fuqizohen duke gjeneruar rrebeshe të izoluara në Jug dhe më pak në zonat Qendrore.

E mërkura dhe në vijim deri në fundjavë, moti mbi Shqipëri paraqitet kryesisht me kthjellime.

Temperaturat e ajrit të hënën dhe të marten sjellin rritje të lehta gjatë orëve të mesditës; e mërkura dhe e enjta sjellin rënie të lehtë të vlerave termike gjatë mëngjeseve dhe orëve të mesditës ndërsa e premtja sërisht rrit lehtë temperaturat në të dy ekstremumet ditore.

Temperaturat ekstremale gjatë kësaj jave do të luhaten nga 7°C më e ulëta në zonat Verilindore deri 27°C, maksimumi në Veriperëndim dhe Jugperëndim të vendit (temperaturat vlerësohen rreth 5°C më të larta se vlerat tipike të tetorit).

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of