Parashikimi i motit 9 tetor 2018, ja çfarë pritet... -Albpress Daily News
Published On: Mar, Tet 9th, 2018

Parashikimi i motit 9 tetor 2018, ja çfarë pritet…

Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, parashikon se gjatë ditës së martë mund të ketë reshje shiu, por jo intensive.

Parashikimi i motit për ditën e martë:

Reshjet

Nesër e martë priten reshje të dobëta, deri lokalisht mesatare në disa qarqe (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona shumë të kufizuara, nuk përjashtohet mundësia (ndonëse shumë e vogël) që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 26 °C

në vendet e ulëta: 14 / 27 °C

në vendet malore: 10 / 21°C

Era

Nesër era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare.

Rreziku i zjarreve

Nesër e martë shumica e qarqeve do të jenë në nivelin ‘i ulët’, në 2 qarqe nuk pritet rrezik nga zjarret në pyje, por 3 qarqe do të mbeten në nivelin ‘i moderuar’ të rrezikut (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of