Paralajmërimi i Vlahutin: Vit të vështirë përpara, Rama të bashkëpunojë me Bashën… -Albpress Daily News
Published On: Hën, Kor 2nd, 2018

Paralajmërimi i Vlahutin: Vit të vështirë përpara, Rama të bashkëpunojë me Bashën…

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin,në prag të largimit nga Shqipëria, ka bërë një apel ndaj politikës shqiptare që të bashkohet për realizimin e integrimit të vendit në BE. Vlahutin i ka drejtuar një apel shumicës qeverisëse të Kryeministrit Edi Rama që të shtrijë dorën e bashkëpunimit tek opozita, pasi në të kundërt ky proçes është i pamundur.

“Do të keni një sfidë të madhe dhe kjo është politika. Ky proces kërkon që të ketë bashkim, jo bashkim retorik, jo bashkim në kuptimin e të folurit për objektiva të përbashkëta. Duhet të jetë një objektiv i mirëfilltë kombëtarë për të cilën punon gjithëkush.

Një gjë që e kemi konstatuar në çdo vend tjetër dhe mendoj që e shikoj edhe këtu është që disa grupe interesi do ta kenë kuptuar se çfarë nënkupton BE-ja dhe mund të dëshmojë nga shembuj të tjerë. Do të ketë disa grupe që nuk do të duhet të nxitojnë sepse nuk është në interesin e tyre.

Integrimi Europian nuk është për njerëz që kanë programe apo agjenda të fshehura. Është me rëdësi që të punohet për këtë unitet. Është përgjegjësi qoftë e shumicës dhe e pakicës. Mendoj se shumica duhet të shtrijë dorën gjithë kohën, sepse është e rëndësishme të krijojë një dialog për këtë bashkim kombëtar sepse pa këtë ky është një proces shumë i vështirë, thuajse i pamundur.

Vendet e BE kanë njohur atë çfarë keni bërë dhe kjo mendoj se është e rëndësishme. Ka një grup jashtë mase të madh vendesh që ishin të bindura se reformat e kryera në këtë vend kanë arritur fazën ku ju mund të ecni përpara. Pra duhet që tu provoni që kanë të drejtë. Ka edhe pak vende që janë do të thoja paksa jo skeptike, por të kujdesshme dhe ju duhet tu provoni që ajo që ju keni bërë duhet të përfitojë edhe nga mbështetja e tyre.

Ata i kanë njohur reformat dhe ata e kanë njohur, por duhet të jenë tërësisht të sigurta që ajo që ndodh në Shqipëri është përtej pikës së kthimit. Pra duhet bërë shumë me shtetet anëtare. Keni shumë shumë miq aty dhe mendoj se e vetmja gjë që duhet të ndodhë është që të përshpejtohet ky motor i reformave. Do të jetë një vit i vështirë. Një lloj konsensusi real të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Vlahutin.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of