Published On: Sht, Nën 25th, 2017

Paralajmërimi i qeverisë/Ja kush do kalojë në sitë pas thertoreve të mishit!

Një paralajmërim i fortë ka ardhur nga mistri i Bujqësisë, Niko Peleshi.

Pas kontrolleve të rrepta që janë bërë në theroret e mishit ku shumica prej tyre për mungesë kushtesh edhe janë mbyllur, këtë herë radhën e kanë qendrat e perpunimit te qumshtit.

Nga fshati Nizhavec i Pogradecit Peleshi ka folur për kushtet dhe masat ligjore që janë vendosur për thertoret që nuk plotësonin kushtet hijeno-sanitare.Peleshi ka thënë se masat do të vazhdojnë deri sa situata të vihet nën kontroll.

“Nuk kane qenë masa drastike ato që janë marrë për thertoret por zbatimi i ligjit ekzistues. Ne nuk kemi nxjerrë asnjë udhëzim të ri por thjesht kemi zbatuar ligjin. Pas thertoreve së shpejti do të nisim edhe me pikat e përpunimit të qumështit,” shpjegoi Peleshi.

“Është një sektor me i vështirë por toleranca ndaj informalitetit do të jetë zero. Qumështi dhe nënproduktet e tij janë një tjetër element i sigurisë ushqimore qe lidhet direkt me jetën njerëzore dhe ne nuk do te lejojmë qe ajo të rrezikohet në asnjë moment. Aktualisht në Shqipëri ne thjesht prodhojmë dhe i shesim njëri- tjetrit. Vendosja e kritereve do të krijojë mundësinë edhe te tregtimit jashtë te këtyre produkteve ushqimore.Do te krijojmë kushtet për partneritet dhe mbështetje nga ana jone për ata qe merren me këtë industri përpunimi por edhe për blegtorët të cilët te ardhurat e tyre te përditshme i kane te lidhura me baxhot,” tha Peleshi.