Paralajmërimi i deputetit ndaj Ramës dhe Veliajt/ Dikush do të hyjë në burg... -Albpress Daily News
Published On: Sht, Qer 30th, 2018

Paralajmërimi i deputetit ndaj Ramës dhe Veliajt/ Dikush do të hyjë në burg…

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, përmes një komenti në rrjetet sociale shkruan se dikush do të përfundojë në burg për vendimin skandaloz lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar.

“Rama ose bën ligj për interesat e tij, ose kur ligji e bie ndesh, e shkel me këmbë dhe e gris. Këto foto janë prova e sharlatanizmit, pafytyrësisë dhe makutërisë së tij kriminale, por edhe e turpit të deputetëve të tij dje dhe sot. ‎

Akti i fundit i kësaj rreckërie, është votimi nga Teatri i Kukullave ‎për të miratuar ligjin rrecke për prishjen e teatrit e për të ndërtuar Teatrin e Kullave. Jo ai teatër kukullash ku për drejtor ka vënë një djalosh militant fanatik të prishjes së Teatrit Kombëtar e që u jep mend artistëve që themeluan teatrin shqiptar.

E kam fjalën për Parlamentin që e ka mbushur me deputetë marioneta që ngritën dorën dje sapo u tërhoqi fijen Rama (jam i bindur që disa nuk kane qenë asnjëherë në Teatrin Kombëtar e do të vdesin pa qenë asnjëherë aty. Ata janë të bindur se shefi i tyre që i di më mirë këto punët e artit. Ç’u duhet atyre?!)”, shkruan deputeti Bylykbashi.

Në fund ai paralajmëron se dikush do të përfundojë në burg për këtë çështje.

“Se harrova, disa do të hyjnë gjithsesi në burg, se Kodi Penal ka disa nene që janë më fleksibel se ligji rrecke i Ramës për prishjen e teatrit.

Gjynah kush vë firma…’, përfundon reagimin e tij deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of