Paloka-Veliajt: Nuk njeh limite, kush t’a ka lënë pronën e Teatrit… -Albpress Daily News
Published On: Enj, Qer 14th, 2018

Paloka-Veliajt: Nuk njeh limite, kush t’a ka lënë pronën e Teatrit…

Nënkryetari demokrat i Kuvendit, Edi Paloka, ka reaguar në lidhje me takimin që po zhvillon Kryebashkiaku Erjon Veliaj me artistët për Teatrin Kombëtar.

Paloka ironizon deklaratat e sotme të Veliajt, që Bashkia po vepron me teatrin siç veprojnë tironsit e vjetër me pronat e tyre.

Por Paloka kërkon të dijë se ‘kush ja ka lënë pronë Teatrin Veliajt’.

Reagimi i Edi Palokës

Këta nuk njohin limite…

Nuk di çfarë po ju llomois artistëve në takim tani, po e dëgjova Velinën në mëngjes në emisionin e Bashkimit;

“Ne me teatrin po veprojmë si tironcit e mençëm, po e japim pronën me përqindje për zhvillim…”-tha dhe e tha me dialekt si tironas i vjeter

E kuptoni çfarë krahasimi…?!!!

Nga një mijë gjera që më vijnë menjëherë në gojë për ti dhënë përgjigje, po bëj vetëm pyetjen:

Familjet tironase kanë pronën e tyre dhe në varësi të mundësive që kanë vendosin se çdo bëjnë me to, këtij kush ja ka lënë pronë Teatrin apo ajo që i bëri dasmën…

Vezët janë pak për këta.