Paloka- Ramës: Legen, u theve në mes për një foto me Trump -Albpress Daily News
Published On: Enj, Kor 12th, 2018

Paloka- Ramës: Legen, u theve në mes për një foto me Trump

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, ka komentuar një foto të Kryeministrit Edi Rama me Presidentin, Donald Trump.

Paloka shkruan se Rama bën të fortin dhe arrogantin me të dobtit dhe popullin e tij, ndërsa thyet në mes për një foto, me Presidentin amerikan që e quajti “turpi i njerëzimit”.

“Legen…

Bën të fortin dhe arrogantin më të dobtit dhe popullin e tij.

E mbani mend se çfarë tha për Trump atëherë kur mendonte se nuk do zgjidhej. E quajti “turpi i njerëzimit” . Shiheni tani si është thyer në mes për një foto, legeni”, shkruan Paloka.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of