Paloka-Ballës: Jo babale, po Ballballë -Albpress Daily News
Published On: Hën, Qer 25th, 2018

Paloka-Ballës: Jo babale, po Ballballë

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, i është përgjigjur deklarimeve të Taulant Ballës, kryetar i Grupit Parlamentar socialist, i akuzuar si garanti i hyrjes në Shqipëri të miliona eurove që u bllokuan të dielën në Portin e Durrësit.

“Jo Babale po Ballballë.

Heshtje që flet më shumë se gjithë diareja orale e Ballës.

Është akuzuar direkt që të enjten për një fakt që dje u konfirmua katërciperisht , por heshti .

Ai , që shefi i tij e përdor si letër higjenike , për të fshirë gjithë pislliqet që i plasin Ramës nga çdo kavitet i tij, sot që është i akuzuar direkt, heshti .

Heshti të enjten. Heshti dje . U fsheh dhe sot pasi foli kryetari i opozitës .

Gazetarët kanë që dje që e kërkojnë. E kërkuan edhe sot. Ju premtoi se do të dilte me deklaratë nga PS pasi foli kryetari i opozitës, caktoi dhe orën, por e anulloi dhe në fund lëshoi vetëm gazra në faqen e fb.

Asnje fjalë për akuzën që i bëhet. Siç duket , siç ndodh rëndom në raste të tilla, avokatët e kanë këshilluar të heshtë, sepse mund të rëndojë pozitën ku e kanë kapur”, shkruan Paloka.