Paloka-Ballës: Derrkuc i dhjamur me paratë e drogës, shko bëjë që sot kallzimin… -Albpress Daily News
Published On: Mar, Qer 26th, 2018

Paloka-Ballës: Derrkuc i dhjamur me paratë e drogës, shko bëjë që sot kallzimin…

Taulant Balla, Kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së, paralajmëroi sot se brenda javës do të depozitojë kallzimin penal, ndaj kreut demokrat Lulzim Basha, në lidhje me akuzën e bërë ndaj tij, për lidhje me paratë e sekuestruara në Portin e Durrësit, dy ditë më parë.

Në përgjigje të Ballës ka reaguar Edi Paloka, nënkryetari demokrat i Kuvendit. Paloka u shpreh se Taulant Balla, një derrkuc i dhjamur nga paratë e drogës që pastron bashkë me bandën e Elbasanit, sot nuk u zgërdhi.

“Taulantit i ka ikur zgërdhirja. Taulantit i ishte tharë buzë e mezi fliste. Taulanti u përtyp e u përtyp si derrkuc i dhjamur i ngecur në baltë, po nuk tha asgjë. Sepse derrkuci e di që ka ngecur në baltë.

Dy pyetje për derrkucin me Toyota:

Akuzën në prokurori për Lulzim Bashën pse nuk e bën që sot, po ke vendosur të presësh deri në fund të javës?

Aktorin e Babales pse nuk e nxjerr që sot që ta shohë e gjithë Shqipëria, po e mban kaq gjatë të fshehur?

Për ta kuptuar hallin e madh që ka zënë derrkucin e Toyotës, kujtoni se çfarë thoshte derrkuci për avionët e drogës para tre vjetësh, kujtoni se çfarë thoshte derrkuci për Saimir Tahirin, çfarë thoshte derrkuci për Elvis Rroshin, çfarë thoshte derrkuci për Agron Xhafajn”, tha Paloka.