Pack e tërbuar me qeverinë Rama: Kjo që po ndodh në Shqipëri e papranueshme -Albpress Daily News
Published On: Enj, Sht 20th, 2018

Pack e tërbuar me qeverinë Rama: Kjo që po ndodh në Shqipëri e papranueshme

Presidentja e forumit të grave të Partive Popullore Europiane, Doris Pack, ka preferuar që t´i japë një mesazh nga Shkodra, qeverisë Rama lidhur me luftën kundër krimit të organizuar. Pack tha se kjo që po ndodh është e patolerueshme për një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Jam e shokuar nga situata e kriminalitetit në Shkodër. Janë 9 vrasje dhe dy të zhdukur. Diskutohet përfshirja e policisë dhe vetë ministrat. Nëse qeveria nuk arrin të kapë kriminelët, s’mund të pretendojë Bashkimin Europian. Nuk mund ta imagjinoj se kjo po ndodh në një vend që po hap negociatat, jam e tërbuar që një qeveri e tillë nuk po iu mbron dhe kjo nuk ndodh vetëm në Shkodër por edhe në Tiranë dhe Vlorë”, tha Doris Pack për gazetarët.

Madje ajo shkoi deri aty sa të theksojë se përtej dëshirës së madhe që ka ta shohë Shqipërinë të rreshtuar krah vendeve anëtare, me një situatë të tillë, kjo gjë është e pamundur.

E shoqëruar nga deputetja demokrate Albana Vokshi, Pack u takua për afro 60 minuta pa praninë e mediave me kryebashkiaken e Shkodres Voltana Ademi.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of