Pa “shtrembër” fotografinë e diktatorit Enver Hoxha, u dënua me 8 vite burg -Albpress Daily News
Published On: Hën, Jan 29th, 2018

Pa “shtrembër” fotografinë e diktatorit Enver Hoxha, u dënua me 8 vite burg

Shpërndaj
Tags

Ish- drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi shkruan se sot është 80-vjetori i lindjes së një prej qëndrestarëve të burgjeve komuniste, Uran Kostrecit.
Kjo është një ndër historitë më të rralla në Lindjen komuniste pasi Uran Kostreci u dënua me 8 vjet burgim sepse shikoi pa simpati fotografinë e diktatorit në zyrën e komandantit të burgut të Burrelit.

Uran Kostreci u orvat të arratisej nëpërmjet liqenit të Pogradecit, por u arrestua më 5.8.1961 dhe u dënua me 15 vjet burgim.

Gjatë vuajtjes së dënimit në kampin nr.303 Elbasan, më 9.5.1965, u qëllua për t’u vrarë nga tre vendroje.

Më 13.6.1973, pasi refuzoi ushqimin, u denoncua nga komandanti i burgut të Burrelit, Hajri Leskaj, se kishte parë “shtrembër” fotografinë e diktatorit.

Në vendimin e gjykatës që e ridënoi me 8 vjet të tjera burgim, ndër të tjera thuhet:

“Vërtetohet se në këtë moment i pandehuri kishte drejtuar nga fotografia e shokut Enver. Mirëpo ky shikim, i kishte bërë përshtypje të dëmtuarit Hajri dhe iu drejtua me pyetje të pandehurit që pse e shikonte me vërejtje apo nuk i pëlqente”.

Uran Kostreci u lirua nga burgu i Burrelit më 13.6.1981, pasi vuajti gati 20 vjet heqjen e lirisë