Orban: Hungarezet nuk iu perulen Perandorise ruse, jo ti perulen Sorosit -Albpress Daily News
Published On: Die, Nën 19th, 2017

Orban: Hungarezet nuk iu perulen Perandorise ruse, jo ti perulen Sorosit

Shpërndaj
Tags

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka reaguar ashper ndaj multi-miliarderit George Soros. Orban tha se hungarezet nuk i jane perulur Perandorise ruse dhe nuk kane ndermend ti perulemi asaj Soros.

Fjalimi i kryeministrit Viktor Orban ne kongresin e Fidesz

Le të mos ngatërrohemi nëpër shkurre: me qëllim zbatimin e “Planit Soros”, në të gjithë Evropën ata dëshirojnë hap pas hapi të zhdukin qeveritë që përfaqësojnë interesat kombëtare – përfshirë tonat. Në vitet e fundit OJQ-të e Sorosit kanë depërtuar në të gjitha forumet me influencë të vendimmarrjes evropiane. Ata janë gjithashtu të pranishëm në oborret e disa partive hungareze. Ata veprojnë si aktivistë të Zyrave për Agjitacion dhe Propagandë të Partisë së Vjetër Komuniste Sovjetike. Ne i njohim këta lloj kuajsh të vjetër të luftës nga era e qelbur e tyre. Megjithëse ushtarët e Soros përdorin metoda disi më të rafinuara, ata megjithatë duan të na tregojnë se çfarë të bëjmë, çfarë të themi, çfarë të mendojmë – dhe madje se si duhet ta shohim veten. Për një kohë të gjatë gjendja ishte e thjeshtë dhe e qartë: kishte burra, gra, nëna dhe baballarë, hungarezë, gjermanë ose rusë – dhe të krishterë apo muslimanë, për çdo çështje. Sot ata duan të na detyrojnë në një botë ku këto shenja natyrore dhe të qarta janë fshirë. Një botë e tillë nuk ka pika të caktuara të referencës, është tashmë e paqartë se kush është njeri dhe çfarë është një grua, çfarë familjeje është dhe çfarë do të thotë të jesh hungarez dhe i krishterë. Ata po krijojnë një gjini të tretë, ata tallin besimin dhe i konsiderojnë familjet si të tepërta, dhe kombet si anakronike.
Të dashur miq,
Le të flasim për këtë pikë. Migrimi nuk është qëllimi i Planit Soros, por vetëm një nga mjetet e tij. Miliona njerëz në situata të dëshpëruara në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme po inkurajohen të vijnë në Evropë; në fakt në të vërtetë ata po i transportojnë këtu te ne, për të ligështuar kombet dhe për t’ bërë një grusht shteti kulturës kristiane. Le të flasim hapur edhe për faktin se Plani Soros gjithashtu rrezikon seriozisht sigurinë e jetës sonë të përditshme. Në vendet Evropës të mbushur me emigrantë, aktet e terrorizmit janë bërë dukuri të rregullta, nivelet e krimit po rriten, dhuna ndaj grave është përshkallëzuar dhe antisemitizmi po shfaqet përsëri. Kjo është ajo që ne duhet të parandalojmë, dhe ky është kërcënimi kundër të cilit ne duhet ta mbrojmë vendin. Pra, kur themi se ne duhet ta mbrojmë Hungarinë, deklarojmë se ne duhet të mbrojmë punën, familjet tona, sigurinë, autoritetin e ligjeve tona, arritjet tona dhe kulturën hungareze. Dhe ne gjithashtu duhet të mbrojmë të ardhmen tonë. Atë që nuk toleruam ndaj Perandorisë Sovjetike nuk do t’ja tolerojmë Perandorisë Soros. Ne do të mbrojmë kufijtë tanë, ne do të parandalojmë zbatimin e Planit Soros, dhe përfundimisht do ta fitojmë këtë betejë.