Published On: Hën, Kor 9th, 2018

Opozita bojkotoi seancën, ja reagimi i Ruçit mbi pretendimet se votimi për Teatrin u manipulua…

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka pranuar në seancën e sotme parlamentare se kërkesa e opozitës për rishikimin e votimit për ligjin e Teatrit është dërguar dy ditë më parë, me pretendimin se proçesi është manipuluar.

Ruçi tha se vetëm sot është njohur me kërkesën pasi ajo është dërguar jashtë orarit zyrtar dhe veç kësaj dy ditët pasuese kanë qenë pushim (e shtunë,  e diel).

“Ju vërtetë e keni dërguar kërkesën për rivotim, por në të vërtetë unë e kam marrë vetëm sot. Kjo sepse ju e keni bërë dorëzimin e kërkesën në fund të orarit zyrtarë, dhe ka qenë e shtunë e diel, kështu që sot e kam lexuar. Kam autorizuar që të mblidhet sekretariati për procedurat e votimit dhe të investigojë dhe mbi bazën e mendimit të tyre do të kem një qëndrim”, u shpreh ai.

Menjëherë më pas është mbledhur Sekretariati për të shqyrtuar kërkesën e PD dhe LSI, me anëtarë Ador Shameti dhe Alket Hyseni, por mungon Enkelejd Alibeaj.

 

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of