Operacion i madh policor në Itali dhe Shqipëri, 43 persona të arrestuar (VIDEO) -Albpress Daily News
Published On: Mër, Mar 14th, 2018

Operacion i madh policor në Itali dhe Shqipëri, 43 persona të arrestuar (VIDEO)

Shpërndaj
Tags

Një operacion i madh policor në Itali dhe Shqipëri është zhvilluar mëngjesin e ditës së sotme.

Operacioni i koduar ‘Shefi’, është drejtuar nga Antimafia italiane, ndërsa në të dyja vendet janë arrestuar 43 persona.

Arrestimi i tyre është bërë për trafik marijuane, kokaine e hashashi, të cilat trafikoheshin me mjete lundruese nga Shqipëria drejt rajonit të Puglias.

Mësohet se operacioni në fjalë ka nisur në vitin 2016 nga antimafia italiane e qytetit të Barit, për të përfunduar ditën e sotme.

Ende nuk dihen identitetet e të arrestuarve, ndërsa pritet që policia të japë detaje më shumë lidhur me këtë operacion.

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/7HMdqftZKFE” frameborder=”0″ allow=”autoplay; encrypted-media” allowfullscreen></iframe>