Published On: Mër, Shk 14th, 2018

Nuk zbatoi urdhrin e kryeprokurores, nis procedim disiplinor për Dritan Gina

Share This
Tags

Për ish-drejtuesin e i Prokurorisë së Elbasanit Dritan Gina ka nisur procedim disiplinor.

Mësohet se procedimin disiplinor ka nisur për shkak se Gina refuzon të zbatojë urdhrin e kryeprokurores Arta Marku, e cila pak muaj më parë ndërpreu komandimin e tij në Elbasan, për të sjellë në kryeqytet ku ka edhe emërimin.

Por, në dalje për mediat, Gina tha se nuk kishte ndërmend që të lëshonte zyrtën, pasi vendimin e Markut e cilësonte si të jashtë ligjshëm.

Po ashtu, ai bëri padi edhe kundër kryeprokurores në gjykatë administrative, padi kjo që nuk u pranua.