Published On: Hën, Dhj 4th, 2017

Nuk e kishim parë KURRË kështu Ambasadorin Donald Lu!

Dihet se Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu është dhe i vetmi përfaqësues i Amerikës në Shqipëri i cili arrin të flasë shqip dhe të komunikojë drejtpërdrejt me qytetarët shqiptarë që nuk njohin gjuhën angleze.

Por përveç kësaj “risie”, kësaj here Ambasadori Donald Lu ka mahnitur me veshjen e tij, në nder të Shqipërisë dhe Ditës së Pavarësisë. Pavarësisht se festa është bërë javën e kaluar më 28 nëntor, Ambasada ka postuar këtë të hënë fotot e “sfilatës” që kanë bërë punonjësit e ambasadës, të gjithë të veshur me kostume popullore shqiptare.

Më poshtë mund të shihni sesi duket Ambasadori më i fuqishëm në vend, i veshur me kostumet tona… duket fiks një shqiptar i vërtetë.

Postimi i Ambasadës së SHBA-ve:

Javën e kaluar, Ambasada Amerikane në Tiranë festoi Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë me një shfaqje shumë të veçantë. Personeli i Ambasadës u vesh me kostume popullore tradicionale nga të gjitha rajonet e Shqipërisë, duke treguar kështu jo vetëm zejtarinë e mrekullueshme dhe unike, por edhe kulturën dhe artin shqiptar që është trashëguar nga brezi në brez. Shihni fotot dhe na thoni nëse arrini dot të gjeni zonën të cilës i përkasin këto kostume, ose cili prej tyre është i preferuari juaj. (E drejta e fotove: Grace Medina)