Published On: Hën, Jan 1st, 2018

Nuk do e besoni cfarë e la pa drita mbrëmë gjysmën e Tiranës

Share This
Tags

Për ndërprerjen e energjisë elektrike mbrëmjen e djeshme e cila la shumë zona të Tiranës pa energji elektrike, të cilat tashmë i janë kthyer normalitetet, OST ka kryer një denoncim në polici.
Sipas OST në n/stacion është qëlluar me armë zjarri, çfarë ka qenë edhe shkaku i ndërprerjes së energjisë elektrike.

Në Shqipëri, qytetarët vijojnë ende të qëllojnë me armë në ajër në natën e ndërrimit të viteve.

Mbrëmjen e djeshme, një defekt në nënstacionin e Uzinës së Traktorëve ka bërë që të dalë jashtë funksionit linja e transmetimit 110 kV të OST-së.

OSHEE ka njoftuar se në terren ndodhen disa ekipe elektricistësh dhe po punohehej për të risjellë energjinë sa më parë.