Published On: Mar, Jan 30th, 2018

“Nuk duan aeroport, duan çizme”, Rama reagon pas votimit kundër të opozitës

Share This
Tags

​Projektligji për ndërtimi i Aeroportit të dytë në vend , atij në Vlorë, u diskutua sot mes debateve dhe kundërshtive në komisionin e Ekonomisë dhe atë të Ligjeve, ku raportuan ministrat Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj.

Në parim opozita votoi kundër këtij projekti, i cili do të kalojë për votim në seancën plenare të ditës së enjte.

Ky votim ka sjellë edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama.

“Po me aeroportin e Vlorës çfarë kanë që votojnë kundër? 100 mln EU investim 1000 të punësuar të përhershëm super impakt ekonomik! JO duan çizme”, shkruan Rama në facebook.

Miratimi

Ministri Gjiknuri pas raportimit në Komisionin e Ligjeve ku PD dhe LSI votuan kundër këtij projektligj në parim ka thënë në komisionin e Ekonomisë se, “kërkojmë nga kuvendi autorizim për negociata me një konsorcium turk për ndërtimin e një aeroporti tjetër. Vendi ka nevojë për një aeroport të dytë ndërkombëtar”.

Gjithashtu ministri Ahmetaj ka thënë se aeroporti i Vlorës do të heq monopolin dhe do të sjellë konkurrencë. “Synohen 600 mijë pasagjerë në tre vitet e para. Eksperienca me aeroportin e Rinasit jo shumë e mirë, na ka mësuar si të negociojmë për aeroportin e ri në Vlorë. Vetëm 2.5 mln dollarë do të jetë kostoja e paguar nga shteti”, tha Ahmetaj.