Njohja e patentave shqiptare në Greqi, zbardhet marrëveshja. Ja kushtet -Albpress Daily News
Published On: Pre, Gus 31st, 2018

Njohja e patentave shqiptare në Greqi, zbardhet marrëveshja. Ja kushtet

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka zbardhur marrëveshjen e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Greqisë, mbi njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit. Shqiptarët mund të përdorin këtë dokument edhe në territorin grek nëse plotësojnë disa kushte të thjeshta.

Shqiptarët që zotërojnë këtë leje drejtimi, model i lëshuar nga 1 korriku i vitit 2005, ose ata që janë të pajisur me formatin që ka nisur të shpërndahet nga 24 janari i vitit 2017, mund të drejtojnë automjetin e tyre edhe në territorin grek.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka zbardhur marrëveshjen e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Greqisë, mbi njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit.

Sipas kësaj marrëveshje shqiptarët mund të përdorin patentën e marrë në vendin tonë për aq kohë sa nuk kanë vendosur rezidencën normale në shtetin fqinj.

Në momentin që nisin jetesën në Greqi ata mund të konvertojnë lejen e drejtimit nga shqiptarë në grekë duke zbatuar një procedurë të thjeshtë.

Mjafton të parqesin një kërkesë pranë Drejtorive të Transportit dhe Komunikimit të Rajoneve në shtetin Grek.

Një procedurë që bëhet pas kryerjes së kontrolleve që vërtetojnë se personi është fizikisht i aftë të drejtojë një mjet motorik ose një kombinim të mjeteve të kategorisë specifike.

Për të shmangur testet teorike dhe praktike mjafton përkthimi zyrtar i lejes së drejtimit të marrë në Shqipëri në gjuhën greke.

Të njëjtat rregulla marrëveshja i parashikon edhe për grekët që udhëtojnë në vendin tonë. Tashmë ky dokument ka hyrë në fuqi dhe vlefshmëria e tij ka afat të papërcaktuar. /abcnews.al

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of