Një tjetër Drejtor shkarkohet nga detyra/Mori pjesë në fushatën e PS… -Albpress Daily News
Published On: Pre, Qer 2nd, 2017

Një tjetër Drejtor shkarkohet nga detyra/Mori pjesë në fushatën e PS…

Shkarkimet në administratën publike duket se nuk ndalen. Shkak është pjesëmarrja e të shkarkuarve në fushatën elektorale. Kjo të paktën pretendohet nga ministrant teknikë të propozuar nga PD në vendimet që kanë marrë.

Marisa Kaçori është shkarkuar nga posti i Drejtoreshës së Zyrës së Punës në Tiranë, me motivacionin se ka marrë pjesë në fushatën elektorale të Partisë Socialiste. Marisa Kaçori është shkarkuar me urdhër të Ministres teknike të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Xhuljeta Kërtusha. Ndërkohë Drejtoresha e Zyrës së Punës në Tiranë shprehet se nuk është në dijeni të këtij vendimi. “Nuk kam asnjë komunikim zyrtar mbi këtë vendim, arsyet apo faktet”, sqaroi Kaçorri.