Published On: Die, Qer 10th, 2018

Nishani: Qeveria po përgatit manipulimin e zgjedhjeve

Ish-Presidenti Bujar Nishani përmes një postimi në rrjet ka paralajmëruar se qeveria po përgatit manipulimin e zgjedhjeve. Nishani shprehet se ky është një skandal që nuk ndodh në asnjë vend normal, ndërsa ka kërkuar reagim.

“Qeveria shqiptare urdhëron marrjen e të dhënave personale të shqiptarëve duke përdorur shkollat dhe spitalet.

Qëllimi : manipulimi i zgjedhjeve !

Një skandal që nuk mund të ndodh në asnjë vend normal.

Bota demokratike duhet ta dënoj këtë praktikë autoritariste.

Veproni tani!”, shkruan Nishani.