Published On: Mër, Jan 10th, 2018

Nga sot në mbrëmje merrni masa, ja si do te jete moti

Share This
Tags

Instituti i Gjeoshkencave njofton sërish për ndryshim të kushteve atmosferike në Shqipëri.
Sot pasdite në orët e mbrëmjes dhe kryesisht nesër (e enjte, dt.11) pritet të ketë reshje në përgjithesi të dobëta, në disa qarqe edhe lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT
Nesër (e enjte, dt.11) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 °C / 13 °C
në vendet e ulëta: 5 °C / 11 °C
në vendet malore: 1 °C / 6 °C.

ERA
Sot (e mërkurtë, dt.10) dhe nesër (e enjte, dt.11) era do të fryjë e lehtë.