Nga konkurrimi në Turqi në "timonin" e DWS në Shqipëri. Ja rrëfimi i Almedës! -Albpress Daily News
Published On: Sht, Mar 24th, 2018

Nga konkurrimi në Turqi në “timonin” e DWS në Shqipëri. Ja rrëfimi i Almedës!

Shpërndaj
Tags

Në moshë të vogël bukuroshja Almeda Abazi e ka provuar veten në një spektakël si “Dancing With The Stars” në Turqi.
Por këtë herë ajo vjen si moderatore e ediocionit special të “DWS” në Shqipëri. Në një intervistë ekskluzive për T7 aktorja Almeda Abazi na tregon se ishte një ftesë që nuk u mendua gjatë për t’a pranuar pasi ajo e ka pasion kërcimin dhe gjithashtu pasi i mirëpret gjithnjë ftesat nga Shqipëria.

Ajo është shprehur e emocionuar për faktin se do të ketë peshën më të madhe në një spektakël të tillë. Gjithashtu bukuroshja u shpreh se të gjithë konkurrentët i janë dukur gati-gati njësoj me profesionistët dhe se ka zënë miqësi me të gjitë.

Almeda është mjaft e njohur në Turqi për serialet ku ka luajtur duke veçuar “Sulejmanin e Madhërishëm” dhe gjithashtu për spektaklet ku ka marrë pjesë si “Survivor” apo “Dancinf Ëith The Stars” në Turqi. Prej pak kohësh ajo është e martuar me një nga aktorët më të njohur turq Tolgahan Sayışman.