Published On: Pre, Maj 11th, 2018

Nga FBI e DEA tek Kryeministri austriak/ PD çon dosjen e vëllait të Fatmir Xhafajt…

Partia Demokratike ka informuar kryeministrat e huaj, zyrtarë të lartë, Departamentin Amerikan të Shtetit, FBI, ministrinë e Jashtme të Britanisë dhe gjithë institucionet e rëndësishme për dosjen e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dënuar nga gjykata e kasacionit në Itali, si pjesë e një bande ndërkombëtare të drogës, si dhe për falsifikimin që sipas PD, Xhafaj i ka bërë ligjit të ekstradimit për të mbrojtur të vëllanë.

Në faqen zyrtare të PD-së, në Tëitter, duke nisur që nga data 9 maj, ditë kur PD zbuloi për publikun dosjen e dënimit të Agron Xhafajt, janë postuar materialet që selia blu i ka përcjellë institucioneve të rëndësishme dhe emrat më të lartë të qeverisjes ndërkombëtare.

Ja kujt i ka shkuar denoncimi i PD-së

Sebastian Kurz, kryeministër i Austrisë

Karin Kneissl, ministrja për Europën e Austrisë

Juergen Hardt, deputet i CDU

Florian Hahn, deputet i Bundestagut

Paul Ziemiak, deputet i CDU

Manfred Ëeber, kreu i grupit të PPE në Parlamentin europian

Doris Pack, ish europarlamentare

Joseph Daul, Presidenti i PPE

Gerard Collomb, ministër i Brendshëm i Francës

Charles Michel, kryeministri i Belgjikës

Malik Azmani, deputet në Holandë

Mario Mauro, senator i Forza Italia

Pier Ferdinando Casini, senator në Itali

Departamenti i Shtetit në SHBA

Departamenti i Drejtësisë në SHBA

DEA

FBI

Ministria e Jashtmë e Britanisë

Boris Johnson, Sekretar i Shtetit për marrëdhëniet me Jashtë në Britani