Nga droga në Maminas te skandali i ri i qeverisë Rama/ Ja deklaratat më të forta të Bashës -Albpress Daily News
Published On: Enj, Qer 7th, 2018

Nga droga në Maminas te skandali i ri i qeverisë Rama/ Ja deklaratat më të forta të Bashës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka konsideruar betejë të fituar atë me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërsa kërkoi largimin e Fatmir Xhafajt nga ky post.  Basha theksoi se Tahiri sot është jashtë politikës, falë këmbënguljes së opozitës. Në studion e emisionit Opinion, Basha ka folur për zhvillimet kryesore politike në vend, ndërsa akuzoi Kryeministrin Rama si shkaktarin për moshapjen e negociatave. Gjithashtu Basha foli për aksionin opozitar, sikundër paralajmëroi një tjetër skandal që do të trondisë qeverinë Rama nga themelet.

Tahiri

“Beteja me Saimir Tahirin ka marrë fund me sukses. Tahiri është jashtë politikës, po të ishte në dorë të Ramës ai do të ishte akoma deputet. Fati i Tahirit u vulos kur tradhtoi fatin e njerëzve, kur shndërroi policinë e shtetit në mbrojtje të trafikut të drogës. Çdo minutë e qëndrimit të tij në krye të ministrisë së Brendshme dëmton provat. E gjithë koha e ministrit të Brendshëm është vënë në funksion të Agron Xhafajt dhe vetes së tij’, deklaroi Basha.

Audio përgjimi

Ndërkohë ai e cilësoi skenar kriminal deklaratën e bërë nga kryeministri Edi Rama, vetëm 24 orë pasi doli audipërgjimi ku ishte i përfshirë vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Sipas tij, asnjë laborator nuk mund të nxjerrë analizat nëse audiopërgjimi ishte apo jo i vërtetë. Sipas tij deklarata e Ramës ishte marrje në mbrojtje e trafikantëve.

‘Nuk mund të pretendojë ky njeri të bëjë vettingun dhe vetë të ketë vëllain trafikant droge. Ky është koka e Ministrisë së Brendshme. Vetëm 24 orë pasi doli audipërgjimi Rama tha se sipas të dhënave të mia, doli e tha që audipërgjimi është i pavërtetë. Menjëherë pas kësaj u kërcënua gazetari, u kërcënua dëshmitari. Ky është një akt kriminal. Brenda 24 orëve Prokurori ndërmori 40 veprime, pranoi mostrat siç ja servirën, siç ua dha Agron Xhafaj ‘, tha Basha.

Në vijim, kreu demokrat i është përgjigjur Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhhafaj, i cili tha se pas daljes së analizave të audipërgjimit ku përfshihet vëllai i tij, njëri mes tij ose Bashës duhet të largohet nga politika.

“Deklarata e Xhafës është një deklaratë sa e pafytyrë aq dhe dëshpëruese. Xhafaj i cili është fshehur nga deklarata e PD-së, është kapur pas një fije të perit që i dha Edi Rama, pasi e siguroi për audiopërgjimin. Përgjigja e audiopërgjimit nuk mund të dalë brenda 24 orëve. Fatmir Xhafaj ka një vëlla të dënuar si pjesëtar dhe ndërmjetësuar të një bande të trafikut të drogës. Gabimi i Rinisë për trafik droge, gabimi i përdhunimit, janë teza mbrojtjeje që bëhen nga Rama dhe Xhafa’, deklaroi Basha.

Xhafaj

Kreu i PD, Lulzim Basha, i ftuar në ‘Opinion’, ka deklaruar se Fatmir Xhafaj ka punuar kundër arrestimit të vëllait të tij që në kohën që ka qenë Ministër i drejtësisë.  Sipas tij, Xhafaj ka krijuar rrethana ligjore falso që Agron Xhafaj ti shpëtonte dënimit, ndërsa e kundërta ndodhi me shokët e tij.

“Afera është më e thellë. do të thotë që në 17 të dënuariat në rastin Xhafaj, çuditërisht rasti i Agron Xhafajt është rast i vetëm ku nuk ka patur as urdhër ndërkombëtar arresti. Është i vetmi  nga të gjithë që nuk ka pasur urdhër ndërkombëtar arresti dhe kjo sipas analizës tonë dhe dokumenteve që posedojmë vjen për shkak të një ndërhyrje nga pala shqiptare në vitet kur Fatmir Xhafaj ka qenë ministër i Drejtësisë, me gjasë duke pretenduar me marrëveshjen që Fatmir Xhafaj që atëherë ka nënshkruar me palën italiane, që i vëllai me të vërtetë është në Shqipëri por po vuan dënimin në Shqipëri. Ky është një thellim i skandalin që ne me prova dhe fakte, sapo të kemi pasqyrën e plotë të tyre, do ia vëmë në dispozicion edhe medias edhe publikut.

Gjatë emisionit, Basha u pyet për pretendimin se kur Xhafaj ishte ministër drejtësie i ka keqinformuar italianët për fatin e vëllait të tij?

 

“Edhe më keq se kaq. Është përfshirë drejtpërdrejtë, bashkë me persona të tjerë që sot i bëjnë avokaturën e Agron Xhafaj, për të krijuar rrethana ligjore e fallso me qëllim që Agron Xhafaj ti shpëtonte vuajtjes së dënimit. dhe kjo ka ndodhur dhe është fakt”, sqaroi kreu i PD.

Në lidhje me deklarimet e ambasadorit Italian, sipas të cilit dënimi i tij nuk ka qënë aq i madh sa të vlente për kërkim, Basha theksoi se “nuk merrem deklarata e ambasadorëve por mund të them që të gjithë anëtarët e bandës kanë patur një tjetër fat me letrat për të ekzekutuar vendimet me të njëjtat vepra si Agron Xhafaj”.

Skandali i ri

Kreu demokrat Lulzim Basha paralajmëroi nga studion e Opinion një tjetër denoncim të fortë nga opozita, që sipas tij do të trondisë qeverisë Rama nga themelet. Basha tha se pritet të shpërthejë diçka e madhe, e cila do trazojë nga themelet qeverinë socialiste.

“Ata do të thonë ka qenë ky, s’ka qenë Agron Xhafaj. Por pas kësaj do të ketë një surprizë të madhe. Pasi ata të bëjnë këtë lojën, do të kemi një surprizë të madhe. Kjo surprizë do të vjerë andej nga nuk e pret. Pasi t’a shpallin të pavlefshëm audio-përgjimin, pasi Edi Rama ka përcaktuar linjën politike duke thënë se nuk është i vërtetë”,- tha Basha.

Mandatet

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar se opozita dhe qytetarët do të vijojnë betejën deri në largimin e kësaj qeverie të inkriminuar.

I pyetur nga moderatori i emisionit nëse opozita do t’i djegë mandatet, Basha tha se të gjitha opsionet mbeten të hapura.

“Ne kemi një sërë masash që do të merren dhe mund të merren pasi të diskutohen. Ajo që them sot është se nuk ka pikë rëndësie se çfarë do të bëjmë”, tha Basha.

Kokaina

Lulzim Basha, deklaroi se afera e kokainës që u kap në Maminas ishte e organizuar dhe kishte mbështetje qeveritare.  Sipas tij nuk mund të hyjë një sasi e tillë droge në vendin tonë pa mbështetje qeveritare.

“Kokaina e Maminasit është një aferë që krimi i organizuar në Shqipëri me mbështetje qeveritare ka arritur në një shkallë që është më e larta për trafikun e drogës në botë, të marrë dhe të porosisë nga Kolumbia drogën. Kjo nuk mund të kryhet në eksperiencën time si ministër i Brendshëm dhe në bisedat që kam pasur me homologët e mi dhe me autoritetet e Europolit dhe Interpolit, e në veçanti të kokainës që ka vlerë të madhe në treg, nuk ndodh kurrë që një ngarkesë e tillë e madhe të mbërrijë pa kaluar ngarkesa më të vogla që e kalojnë testin.

Kjo tregon që rruga për kalimin e kokainës ishte e garantuar. Nuk mund të ndodhë kurrë pa garancitë e nivelit më të lartë dhe ne e dimë se niveli më i lartë në Shqipëri nuk ndalon tek ministri i Brendshëm, sepse nuk ka ministër me këllqe të tilla që të marë përsipër diçka të tillë pa implikimin e kryeministrit.

Pra droga e Maminasit është njësoj si droga e Xibrakës e lidhur drejtpërdrejtë me Edi Ramën. Për Xibrakën duhet të pyesni Saimir Tahirin sepse është karta më e fortë me të cilin ka arritur paktin mafioz me Ramën.

Çështja e Xibrakës kompromenton drejtpërdrejtë Olsi Ramën, i cili është dokumentuar përmes sistemeve të policisë kriminale dhe kufitare në rrethana bashkëpunimi dhe bashkëudhëtimi me të dënuarit kryesorë dhe disa prej të arratisurve kryesorë të cështjes së Xibrakës’, tha Basha.