Nga apartamentet te shtëpitë e legalizuara dhe garazhet, si do të taksohen pronat -Albpress Daily News
Published On: Enj, Shk 8th, 2018

Nga apartamentet te shtëpitë e legalizuara dhe garazhet, si do të taksohen pronat

Shpërndaj
Tags

Nga 1 prilli, të gjitha apartamentet, shtëpitë e legalizuara dyqanet, garazh, bodrumet, zyrat dhe magazinat do të taksohen me taksën e re të pronës.

Qeveria përfundoi projektvendimin me metodologjinë e taksimit për të gjitha ndërtesat, që do të përdorin bashkitë për taksën e re.

Gazeta zbardh të plotë draftin e qeverisë, ku përcakton kategoritë që do të taksohen dhe metodologjinë për përcaktimin e vlerës së shtëpive, dyqaneve dhe çdo prone sipas tregut. Pas konsultimit me pushtetin vendor, drafti do të miratohet nga qeveria për t’u zbatuar nga 1 prilli.

KATEGORITË QË TAKSOHEN

Projektvendimi i qeverisë përcakton se, me taksën e re, si ndërtesa që shërbejnë për banim dhe që do të taksohen me 0,05 për qind të vlerës së çmimit, do të përfshihen apartamentet, shtëpitë e legalizuara, garazhet e mbyllura, bodrumet apo ndërtesat nëntokë, që nuk shfrytë- zohen për veprimtari ekonomike. Në këtë rast, taksa do të llogaritet mbi çmimet referencë fiskale dhe ato të shitblerjes. Drafti i qeverisë diferencon me skonto 30 për qind të vlerës së çmimit të banimit, apartamentet e ndërtuara para 1993 dhe që janë privatizuar me çmime simbolike.

Për shtëpitë e legalizuara, bashkitë do të përdorin të dhënat e ALUIZN-it për llogaritjen e çmimit të shtëpisë. Me 70 për qind të çmimit të sipërfaqes së ndërtesave të banimit do të jetë çmimi për 1 m2 i garazhit apo bodrumit. Për dyqanet, çmimi për 1 m2 katror sipërfaqe do të jetë 2 herë më i lartë se çmimi i ndërtesave të banimit, sipas qyteteve dhe zonave. Për zyrat dhe magazinat, çmimi për 1 m2 katror sipërfaqe do të jetë sa çmimi i ndërtesave të banimit, sipas qyteteve dhe zonave. Nuk do të mbeten jashtë taksimit edhe shtëpitë që janë dëmtuar nga tërmetet, zjarret dhe përmbytjet. Për këto kategori, që kanë sipërfaqe të dëmtuar, qeveria do të aplikojë të njëjtën formulë me skonto 30 për qind të çmimit, apo e thënë ndryshe, do të taksohen për 70 për qind të sipërfaqes së shtëpisë.

SI DO TË LLOGARITET TAKSA

Drafti i qeverisë thotë se bashkitë, duke përdorur kapacitetet e regjistrit qendror të bazës së të dhënave, vlerësojnë shumën e taksës vjetore të ndërtesës, për t’u paguar nga çdo taksapagues. “Baza e llogaritjes së taksës së ndërtesës është vlera e ndërtesës apo njësive të ndërtesës. Vlera e ndërtesës/njësi ndërtese llogaritet si produkt i sipërfaqes gjithsej të ndërtesës me çmimin për metër katror, të llogaritur sipas kësaj metodologjie. Për efekt të llogaritjes së taksës, baza e taksës shumëzohet me shkallën në përqindje të taksës së miratuar me ligj sipas kategorive; 0,05% për shtëpitë e banimit, 0,2% për ndërtesat që shfrytëzohen për veprimtari ekonomike dhe 30% kur shkelen afatet e lejes së ndërtimit” , citohet në draftin e qeverisë.

ÇMIMET QË DO TË PËRDOREN PËR SHTËPITË

Për llogaritjen e çmimit të shtëpive referencë do të përdoren çmimet e transaksioneve, pra, të shitje-blerjes, çmimet e shtëpive të rivlerë- suara dhe çmimet fiskale të miratuara nga qeveria. “Krahas çmimit aktual të tregut, që shërben për përcaktimin e vlerës reale të ndërtesës, do të përdoren dhe çmimet e tjera referuese, duke zbatuar parimin e vlerës së prejardhur nga çmimet e tjera referuese. Çmimet referuese për vlerë- simin e pasurisë së paluajtshme sipas nënndarjeve dhe ndarjeve zonale, i referohen udhëzimit nr.3 të Kryeministrit, datë 28.12.2016 dhe udhëzimit të përbashkët nr.9, datë 26.02.2008, të ndryshuar të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Drejtësisë, ose akteve të reja nënligjore, që mund të shfuqizojnë aktet ekzistuese”, thuhet në projektvendim. Por, kur mungon çmimi referencë i përcaktuar në udhë- zim për ndonjë bashki, metodologjia e qeverisë përcakton se do të jetë vetë kjo njësi vendore, që do të propozojë çmimet dhe më pas do të miratohen me udhë- zim të ministrit të Financave. “Çmimet e miratuara nga ministria përgjegjëse për Financat, nuk duhen të jenë më të ulëta se çmimet aktuale mesatare të tregut të së njëjtës bashki dhe nënndarje zonale. Për të përcaktuar çmimet aktuale mesatare të tregut, merret për bazë informacioni nga ZVRPP për zonën përkatëse sipas kontratave të shitjes, bazuar në dokumente ligjore apo të vlerës së regjistruar të pasurisë”, thuhet në projektvendim.

/Panorama/