Published On: Pre, Dhj 1st, 2017

Në Durrës katet e para të banesave nën ujë. Aksi Plepa- Golem noton i tëri në një “det shiu”

Share This
Tags

Pesë familje në Durrës janë evakuar për shkak të përmbytjeve, ndërsa në 50 banesa e biznese uji ka depërtuar deri në katet e para.

Gjendja më problematike në Durrës paraqitet në zonën e ish-kenetes, por edhe në plazh.

Ketu disa lagje dhe blloqe pallatesh janë rrethuar nga uji. Në qytet nuk janë shfaqur probleme. Në port puna vijon të mbetet e pezulluar, por në det është lejuar vetëm lundrimi i trageteve.

Ndërkaq si pasojë e motit të keq, stacioni i pompave në Fushë-Krujë është jashtë pune, për shkak të përmbytjes. Për këtë arsye do të ketë mungesë të furnizimit me ujë të pijshem në zonat Shijak, Xhafzotaj, Maminas dhe Gjepalaj./abcnews