Ndryshime në Policinë e Tiranës, kush ikën dhe kush vjen… -Albpress Daily News
Published On: Hën, Qer 11th, 2018

Ndryshime në Policinë e Tiranës, kush ikën dhe kush vjen…

Policia e Tiranës është përfshirë nga ndryshimet në strukturën e saj drejtuese. Të paktën dy shefa komisariatesh janë larguar me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Kryekomisar Pal Marku, me detyrë Specialist në Njësinë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në Drejtorinë Hetimore Qëndrore në Depratamentin e Policisë së Shtetit, është caktuar përkohësisht në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Nr.6.

Komisar Gilbert Hoxha, me detyrë Shef Sektori, në Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë është caktuar përkohësisht në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Nr.2.

Nënkomisar Neritan Boçi, me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Nr.6, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, emërohet në detyrën Specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.