Published On: Enj, Shk 8th, 2018

Ndrenika shpërthen kundër Kumbaros: Ministresha s’më dha 5 lekë për lapidarin e Spahivoglit!

Share This
Tags

Ikona e skenës shqiptare Robert Ndrenika ndër të tjera u shpreh gjatë mbledhjes së artistëve ditën e sotme se i kishte kërkuar pak para Ministres së Kulturës për të ngritur lapidarin e Kujtim Spahivogli, por nuk i kishte marrë këto para.

“Kësaj ministreshës i kërkova njëherë të jepte disa para për një lapidar të Spahivoglit që vendosëm t’a bëjmë ne nxënësit e tij atje ku ka lënë kockat në Brostar. Nuk kam para mi ka vjedhur qeveria paraardhëse etj etj, më tha. Ndërkohë që këto 27 vjet janë harxhuar para për nja 5 ose 6 ministrira kulture një këtu, një atje  dhe nuk më dha 5 lekë për lapidarin e Spahivoglit,”-u shpreh i indinjuar Ndrenika.

Megjithatë fjalën e tij ai e mbylli me nota humori dhe sarkazma, duke shkaktuar të qeshura në sallë dhe gjithashtu duke shprehur gatishmërinë e tij për mbledhje të tilla në ndihmë të artistëve. “Unë kam dhe të tjera, por më vijnë në mendje kur jam në krevat në ëndërr.”