NASA paralajmëron: Toka po dridhet gjithnjë e më shumë -Albpress Daily News
Published On: Pre, Sht 28th, 2018

NASA paralajmëron: Toka po dridhet gjithnjë e më shumë

Hulumtimet e reja kanë treguar se Toka është duke u dridhur gjithnjë e më shumë kur sillet rreth boshtit të saj dhe shkencëtarët mendojnë se njerëzit janë të paktën pjesërisht fajtorë, raporton mediat e huaja.

Dridhja e aksit të rotacionit të Tokës në krahasim me koren e planetit është rritur me më shumë se 10 metra vetëm gjatë shekullit të kaluar. Ekspertët besojnë se shpërndarja e akullit polar, i përshpejtuar nga djegia e lëndëve djegëse fosile, luan një rol të rëndësishëm në nxjerrjen e Tokës nga ekuilibri.

Shkencëtarët e NASA-s në Pasadena, Kalifornia, kanë identifikuar tre faktorë kryesorë që ndikojnë në rotacionin e planetit. Më parë mendohej se një lëvizje e lehtë ishte përgjegjëse vetëm për një proces të njohur si “drift akullnajor”.

Megjithatë, ky proces është tepër i ngadalshëm për të qenë vetëm përgjegjës. Studimi i ri identifikoi dy faktorë të tjerë të këtyre ndryshimeve, të cilat luajnë të njëjtin rol në ndikimin e rotacionit të Tokës.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of