Moti/ Sinoptikanët: Nesër rritet rreziku për zjarre, temperaturat shkojnë… -Albpress Daily News
Published On: Pre, Gus 10th, 2018

Moti/ Sinoptikanët: Nesër rritet rreziku për zjarre, temperaturat shkojnë…

Rreziku nga zjarret ne pyje do tё jetё mё i lartё gjatё ditës sё nesërme, raporton IGJEUM. Nesër (e shtunë, dt.11) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë maksimumi 34 ne vendet e uleta.

ZJARRET NË PYJE
————————–
Sot pasdite (e premte, dt.10) dhe nesër (e shtunë, dt.11) pritet nivel “I MODERUAR” i rrezikut në shumicën e qarqeve të vendit, përveç qarqeve Korçë dhe Gjirokastër, ku pritet niveli “I ULËT” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Por në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Shkodër (Jugperëndim), qarku Korçë (Lindje) dhe qarku Gjirokastër (Veri). Rreziku do tё jetё mё i lartё gjatё ditës sё nesërme.

TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.11) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 24 / 32 °C
në vendet e ulëta: 22 / 34 °C
në vendet malore: 15 / 30 °C

ERA

Sot pasdite (e premte, dt.10) dhe nesër (e shtunë, dt.11) era do të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e pasdites.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of