Published On: Hën, Shk 26th, 2018

Moti i keq, mbyllen 82 shkolla

Në 82 shkolla në vend nuk është zhvilluar mësim këtë të hënë për shkak të motit të keq.

MASR njofton se po monitoron situatën në çdo qark dhe drejtori arsimore, ndërsa pritet që edhe nesër të mos zhvillohet mësim nëse krijohen problematika nga moti.
Moti i keq, situata e detajuar për çdo DAR/ZA

Drejtoria Arsimore Rajonale Berat

Shkolla 9 vjeçare Kakos, Skrapar;
Shkolla 9 vjeçare Zhepë, Skrapar;
Shkolla fillore Gurrazez, Skrapar;
Shkolla 9 vjeçare Grevë, Skrapar;
Shkolla 9 vjeçare Konak, Skrapar;
Shkolla 9 vjeçare Dobrenjë, Skrapar;
Shkolla 9 vjeçare Terrovë, Skrapar;
Shkolla 9 vjeçare Rromas, Skrapar;

Shkolla 9 vjeçare Cerricë , Skrapar;

Drejtoria Arsimore Rajonale Dibër.

Shkolla 9 vjeçare Grevë, Komuna Melan;
Shkolla 9 vjeçare Luzni, Nj.A. Luzni;
Shkolla fillore Hurdhë Muhurr, Nj.A Luzni;
Shkolla fillore Lishan i Epërm, Nj.A Luzni;
Shkolla 9 vjeçare Selishtë, Nj.A Selishtë;
Shkolla e mesme e bashkuar Sllovë, Nj.A Sllovë;
Shkolla 9 vjeçare Shumbat, Nj.A. Sllovë;
Shkolla 9 vjeçare Ploshtan, Nj.A Kala e Dodës;
Shkolla 9 vjeçare Radomirë, Nj. A Kala e Dodës;
Kopësht nr. 1 qytet Peshkopi;

Zyra Arsimore Bulqizë

Shkolla 9-vjeçare Sopot;
Shkolla 9-vjeçare Strikçan;
Shkolla 9-vjeçare Xheladin Murati;
Shkolla 9-vjeçare Man Jella, Zogje;
Shkolla 9-vjeçare Gjuras;
Shkolla 9-vjeçare Faslli Cami, Viçisht;
Shkollat vartëse të shkollës së mesme të bashkuar Ostren i Madh;
Shkolla 9-vjeçare Pasinkë.

Zyra Arsimore Mat

Shkolla e mesme e bashkuar Xibër, Bashkia Klosnuk;

Shkolla fillore Kashar;
Shkolla fillore Xibër Hane;
Shkolla fillore Xibër Murrizë;
Shkolla fillore Petralbë;
Shkolla 9 vjeçare Ketë;
Shkolla fillore Muçaj;
Shkolla fillore Dishaj;
Shkolla fillore Plan i Bardhë;
Shkolla fillore Pleshë;
Shkolla 9 vjeçare “Rexhep Kërtusha” Frankth
Shkolla fillore Selixë;
Shkolla fillore Bushkash;
Shkolla fillore Stojan;
Shkolla e mesme “Haxhi Lata”, Suç;
Shkolla 9 vjeçare “Veli Alla”, Rripë;
Shkolla 9 vjeçare Gurrë e madhe;
Shkolla 9 vjeçare “Hasan kala” Batër;
Shkolla fillore Mallunxë;
Shkolla fillore Rukaj;

Drejtoria Arsimore Korçë

Shkolla fillore Lumaj;
Shkolla fillore Osojë;
Shkolla fillore Popçisht;
Shkolla Fillore Peshtan;
Shkolla 9 vjeçare Vithkuq;

Zyra Arsimore Kolonjë

Nuk zhvillohet mësim në Njësinë Administrative Çlirim dhe malësinë përrreth ku mungojnë rreth 300 nxënës

Zyra Arsimore Devoll

Për arsye të motit të keq nga dëbora nuk është zhvilluar mësim në shkollat si më poshtë:

Shkollat vartëse të shkollës së mesme të bashkuar “Nesim Kaçani, Miras për shkak të terrenit të vështirë malor dhe me dëborë.

Zyra Arsimore Pogradec

Si pasojë e kushteve të motit me dëborë janë bërë të pakalueshme rrugët për në zonën Mokër e Poshtme dhe Mokër e sipërme ku mësuesit kanë dalë për punë dhe nuk kanë shkuar dot pasi për në ato zona nuk kalon dot asnjë lloj mjet transporti.

Në këtë zonë funksionojnë 12 shkolla me 1344 nxënës në arsimin 9 vjeçar dhe 445 nxënës në arsimin e mesëm.

Drejtoria Arsimore Kukës

Shkollat Kalimash dhe Kryemadh Njësinë Vendore Malzi;
Shkollën Novosej Njësinë Vendore Shishtavec;
Shkollat e Njësisë Vendore Kalis;

Zyra Arsimore Librazhd

Shkolla 9 vjeçare “Kasem Zika” Përvallë;
Shkolla fillore Kostenjë;
Shkolla 9 vjeçare Lunik;
Shkolla Fillore Orenjë;
Shkolla fillore Orenjë katund;
Shkolla 9 vjeçare Floq;
Shkolla 9 vjeçare Zdrajsh Qendër;
Shkolla 9 vjeçaRE Zdrajsh Katund;
Shkolla Fillore Qarrishtë;

Zyra Arsimore Tepelenë

Shkolla 9 vjeçare “Sami Nela” Kalivaç nuk është zhvilluar mësim për arsye të motit të keq si pasojë e mungësës të numrit të madh të nxënësve që nuk janë paraqitur;

Zyra Arsimore Tropojë

Shkolla e mesme e bashkuar “Hoxhë Zogu” Nj.A Bytyç;
Shkolla e mesme e bashkuar “Tinka Kurti” Nj.A Lekbibaj;

Drejtoria Arsimore Rajonale Tiranë

Shkolla 9 vjeçare Kllojkë si pasojë e dëborës nuk është bërë mësim për shkak të rrugëve të bllokuara nga dëbora.