Moti, ja çfarë parashikohet sot për Shqipërinë -Albpress Daily News
Published On: Enj, Qer 7th, 2018

Moti, ja çfarë parashikohet sot për Shqipërinë

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, pritet të ketë reshje të dobëta në të gjitha qarqet.

Në qarqet Dibër dhe Elbasan ato pritet të jenë deri lokalisht mesatare.

Shumica e reshjeve priten kryesisht në pjesët kodrinore-malore të qarqeve, më të mundshme sot pasdite. Në zona shumë të kufizuara reshjet mund të jenë edhe në formë shtrëngate.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 19 / 29 °C
në vendet e ulëta: 18 / 32 °C
në vendet malore: 12 / 27 °C