Published On: Mar, Mar 13th, 2018

Meta takon Grossruck: Shqipëri-Austri forcojnë bashkëpunimin

Share This
Tags

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka takuar këtë të martë kreun e Institutit të Studimeve të Europës Juglindore, Wolfgang Grossruck.
Kreu i shtetit ka ndarë një fotot nga takimi në rrjetet sociale, dhe ka shprehur shkurtimisht atë se çfarë u bisedua.

“Kënaqësi të takoja sot mikun tim dhe të shqiptarëve, Presidentin e Institutit të Studimeve të Europës Juglindore, Wolfgang Grossruck, i cili me angazhimin e tij të vazhdueshëm është përpjekur gjithmonë ta ndihmojë Shqipërinë e Kosovën. Ndamë bindjen se forcimi i bashkëpunimit me Austrinë dhe konsolidimi i marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona duhet të zhvillohet intensivisht”, shkruan Presidenti Meta.