Mesazhi prekës i Viktor Zhustit: Dikush më pret atje lart... -Albpress Daily News
Published On: Mër, Qer 13th, 2018

Mesazhi prekës i Viktor Zhustit: Dikush më pret atje lart…

Aktori i njohur Viktor Zhusti ishte një prej konkurrentëve VIP në spektaklin e kërcimit “Dancing with the Stars”, që kishte finalen të premten e kaluar në “Vizion Plus”.

Pak ditë pas spektaklit, ai ka një mesazh emocionues për të gjithë.

“Sepse, ndjej dhe unë, prej kohësh, një dorë të zgjatur, dikush më pret “atje lart”, që, si të çlirohem nga ankthi, dhimbjet dhe acarimet, nga shpirt’ e mendje-vogëlsitë, nga gjithë graviteti i së keqes dhe interesave meskine që na mbajnë të lidhur në tokë, që na zvogëlojnë, rrudhin e përçudnojnë si “qenie materiale”, të ngjitem atje, në një botë fluide, interne, pa gravitet, ku shpirti i çliruar tërësisht, do të vërtitet i lirë midis yjeve, çmendurisht, në ciklin e pandalshëm të jetë-përjetësisë…”, shkruan Zhusti.

Komenti i Viktor Zhustit

FALENDERIM ! (E pse jo, dhe pakez nostalgji )

Dancing With The Stars, Albania 7, (DWTHS), mbaroi. Ndritshem ! Bujshem ! Suksesshem ! Jo kurdohere kthej koken prapa per te gjykuar rrugen e pershkuar, por, ne kete rast, ndjej te me terheqe nje detyrim qe, pas cdo perpjekje per t’a shlyer, vec rritet. 12 jave ne kete maratone artistike ! Edhe ajo qe me dukej e pabesueshme, u be e mundur !
Gjate pergatitjeve, kur koha kalonte me shpejtesi te pazakonte, ne ankthin e perditshmerise, te gjithe bashkepuntoret per rreth, me dukej se thjeshte “benin detyren”, ndihmonin dhe se “gjithe bota e vemendja ishim ne, qe n’a quanin ose vetequheshim VIP !!! Tani, cliruar nga “ankthi i gares”, e pare ne nje optike tjeter, kuptoj se, ata ishin “protagonistet e heshtur” pa te cilet, ky spektakel, jo vetem nuk do te kish shkelqimin e festes, sic qe ne te vertete, por as do qe i mundur. MIRENJOHJE TE GJITHEVE !
Se pari, falenderoj perzemersisht, partneren dhe drejtuesen time artistike OLTA AHMETAJ ! E kam lodhur. Shume here dhe deshperuar me mosarritjet, por… keto ishin mundesite e mija ! C’ti besh ! Ne Dancing, si dhe ne jete, nuk n’a takon cdo here partneri i pershtatshem…
Falenderoj gjithashtu dinjitozen plot hir LORI BALA dhe te bukuren gjithe drite HELGA SARACI, qe ne dy jave te ndryshme, i kisha partnere ne spektakel. Punova me sejcilen vetem tre dite ! Kohe e mjaft per t’u mrekulluar ! Meteoret, nuk e ndricojne cdo nate qiellin tone…
JURI E NDERUAR ! Emma Andrea, Alfred Kacinari, Julian Deda, Ilir Shaqiri, mirenjohje ! Me keni gjykuar me zemer te ngrohte, jo mendje te qete ! Ne cdo note, me shume rezultati, shihja shkallen e fisnikerise Tuaj, shoqeruar me konsiderate e perzemersi ndaj meje. Ndoshta, Ju dhashe me pak nga c’prisnit ! Me siguri, me dhate me shume nga c’prisja ! JU FALEMINDERIT !
Nje falenderim, teper i vecante per HOLTA KOLANECI-DYLAKUN, producenten largpamese, te bukur, te mencur, me mendje e zemer fisnike, prej te cilave buron aq miresi e mirkuptim, sa qe DWTHS, nuk eshte me nje “program televiziv”, por FESTE e hareshme !
Sikur te ishte e mundur e pamundura, cdo nate do t’i shtrija krahet deri ne fund te salles dhe me pas, ekstremisht larg ne hapesire, per te mbeshtjelle ne nje perqafim te ngrohte, spektatore e teleshikues qe, si gjate mbremjes se spektaklit, ashtu dhe me pas ne rrjetet sociale, me ishin aq prane e dashamires, sa ndjehem pafundesisht i detyruar ndaj tyre !
Dhe se fundmi: Kontraten e pare, per te marre pjese ne DWTHS, producentia e beri me mua, ne vitin 2010, kur isha 68 vjec ! Kontraten e dyte, kete vit, e beri perseri me mua, ne moshen 76 vjec ! Nese do mendoje edhe per ndonje kontrate te trete, besoj qe duhet t’a rregulloje e binde ZOTIN ! Sepse, ndjej dhe une, prej kohesh, nje dore te zgjatur, dikush me pret “atje lart”, qe, si te clirohem nga ankthi, dhimbjet dhe acarimet, nga shpirt’ e mendje-vogelsite, nga gjithe graviteti i se keqes dhe interesave meskine qe n’a mbajne te lidhur ne toke, qe n’a zvogelojne, rrudhin e percudnojne si “qenie materiale”, te ngjitem atje, ne nje bote fluide, interne, pa gravitet, ku shpirti i cliruar teresisht, do te vertitet i lire midis yjeve, cmendurisht, ne ciklin e pandalshem te jete-perjetesise… Ai, per mua do te jete i treti, me i madhi, i ndritshmi, fantasmagoriku “DWTHS i vitit dy mije e … e… Dhe kur te ndodhe kjo, ndonje nga njerezit e dashur, qe do me kene mbetur akoma atje, midis jush ne toke, do te peshperite i lehtesuar: “ lindi duke qare, si te gjithe. Kaloi dhe nje pjese te jetes, duke qare, si te gjithe. Por, IKU DUKE VALLZUAR ! jo si te gjithe !
JU FALEMINDERIT !