Mesazhi i Hahn: Kapni “peshqit e mëdhenj” ose harroni integrimin në BE -Albpress Daily News
Published On: Mër, Maj 16th, 2018

Mesazhi i Hahn: Kapni “peshqit e mëdhenj” ose harroni integrimin në BE

Shpërndaj
Tags

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Johannes Hahn i ka bërë një thirrje të qartë Shqipërisë që nëse kërkon me të vërtetë hapjen e negociatave dhe anëtarësimin e plotë në BE, atëherë do duhet të nisë puna për kapjen e “peshqve të mëdhenj”.
Në një intervistë për të përditshmen gjermane Stuttgarter Zeitung, Hahn u shpreh se Shqipëria nuk “duhet të kursehet” për të dërguar përpara drejtësiës zyrtarët e korruptuar… ose përndryshe bën mirë të harrojë Bashkimin Evropian.

“Për negociatat e anëtarësimit, ne i kushtojmë shumë rëndësi zbatimit të ligjeve, dërgimit me të vërtetë të rasteve të korrupsionit para drejtësisë dhe që peshqit e mëdhenj të mos kursehen. Pa përparime në këtë drejtim, negociatat mund t’i ndërpresim”.

Eurokomisioneri ka folur gjithashtu edhe për skepticizmin që shumë vende evropiane kanë në lidhje me hapjen e negociatave për një sërë shtetesh të Ballkanit, një ndër to dhe Shqipëria. Hahn i ka bërë thirrje vendeve antëare që t’i japin një shtysë Ballkanit, që kjo e fundit t’i bashkohet familjes evropiane.

“Skepticizmin e kuptoj dhe nuk them gjithashtu se Shqipëria dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë janë gati për t’u anëtarësuar. Kryerja e reformave të nevojshme për këtë mund të arrihet gjatë procesit të anëtarësimit”.

Eurokomisioneri është shprehur gjithashtu se ka lobuar personalisht në Bundestag, që Gjermania t’i japë dritën jeshile Shqipërisë në muajin qershor.