Published On: Sht, Jan 13th, 2018

Mesazhi i fortë i shefit të Policisë në Shkodër: Do ul kokën para prokurorëve e gjyqtarëve…!

Share This
Tags

Mesazheve të shumta të dhëna sot në 105 vjetorin e themelimit të policisë së shtetit iu shtua dhe ai i shefit të krimit në Shkodër. Saimir Rrustemi në një status në facebook shkruan se vendi ynë nuk është ky që po shikojmë…
“Do ul koken e tju lutem kolegeve te mi: vendosni ne cilen ane te barrikades do qendroni. Do ul koken para prokuroreve e gjyqtareve: Boll me! Vendi ka nevoje per pjesën tuaj te drejte e te ndershme”, shkruan Rrustemi teksa del në mbrojtje të punës së ndershme të punonjësve të policisë.

Mesazhi i shefit te policise kriminale Shkoder

Sot eshte 105 vjetori i themelimit te Policise se Shtetit. Kjo dite e gjen organizaten tone ne nje moment kyc te historise se saj ku ka filluar nje lufte e fuqishme brenda dhe jashte saj kunder krimit te organizuar. Nje lufte qe do ia ndryshoje faqen vendit tone. Por te vetem ne s’ia dalim dot, s’ia dalim pa ndihmen e cdo institucioni dhe te gjitha hallkave te keti shteti. Prandaj sot une do ul koken dhe do ju lutem duke u kerkuar ndihme. Do ul koken e tju lutem kolegeve te mi: vendosni ne cilen ane te barrikades do qendroni. Do ul koken para prokuroreve e gjyqtareve: Boll me! Vendi ka nevoje per pjesen tuaj te drejte e te ndershme!Do ul koken e do u lutem tatimeve, doganave: A nuk ju mjafton? Eshte edhe momenti i juaj!Do ul koken e do u lutem bizneseve: Mos shikoni daljen nga situatat tuaja financiare duke u mbeshtetur tek parate e krimit! Ato mund t’ju favorizojne nje moment ,por ai moment do jete fundi i biznesit tuaj.Dua te ul koken e t’u lutem mesuesve tane: Ngrihuni ne nivelin qe kerkon puna juaj, edukojini te rinjte tane qe te jene te denje per te qene pjese e paster e vendit te tyre!Do ul koken e do ju lutem institucioneve fetare: Zoti ju ka ngarkuar me nje detyre te rendesishme, te edukoni shoqerine e t’u tregoni se cila eshte rruga e drejte dhe mos harroni se do jepni llogari para tij!Do ul koken e do i lutem te rinjve: Qendroni larg veseve, perbuzeni ate ndjenjen e krenarise per te qene pjese e grupeve kriminale te qytetit! Ne pamje te pare mund t’ua marre mendjen me pasurimin e shpejte me makinat e bukura apo krenarine per t’u dukur i forte, por ju garantoj qe kjo zgjedhje do ju shkurtoje jeten.Mbase jam patetik, mbase jam i dale mode, sic me thone jam kunder rryme, por dua tua perseris:Vendi yne nuk eshte ky! Vendi yne s’mund te jete ky! Vendi yne nuk duhet te jete kurre ky!Zoti na ndihmofte!