Published On: Mër, Maj 24th, 2017

Mediu zbulon të vërtetën: Ja si u arrit marrëveshja politike Rama-Basha

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i ftuar në “Tonigt Ilva Tare” në Ora News sqaron të gjitha hapat e ndjekura për tryezën politike të 17 majit që çoi më pas në marrëveshjen midis kryeministrit Rama dhe kryetarit të PD-së Basha.

Pjesë nga deklarata:

Mediu:  Ka pasur disa zhvillime përpara se të bëhet marrëveshja. Zhvillimi i parë është propozimi i Yee. Pasi e pranuam atë propozim, u kërkua një propozim. Kemi pasur një debat intensiv me ambasadorin Lu për dy orë e ca për të parë elementë të marrëveshjes. Ne i kemi kërkuar që të miratohej marrëveshja.

Ia kemi bërë të qartë se pranojmë marrëveshjen. Pas kësaj, ka pasur reagim negativ nga ana e kryeministrit. Në prirjen për të gjetur një rrugë zgjidhje. Ka qenë një iniciativë e imja.

Kam marrë zt.Basha dhe zt.Meta. E kam marrë në telefon zt.Meta dhe i kam thënë a është e nevojshme të organizojmë një tryezë pozitive. Zt.Meta është treguar i gatshëm. Zt.Meta tha se besoj që LSI-ja do të jetë prezente. Pas kësaj kam kërkuar që ky takim të organizohej nga Partia Republikane dhe PDIU-ja. Zt.Idrizi nuk u bë pjesë për arsyet e veta. Pas kësaj, kam kontaktuar me zt.Duka dhe e kemi thirrur të dy.

U është nisur ftesa të gjitha partive politike. Zt.Duka ka pasur kontakt me zt.Rama dhe nga ai refuzim duket se nuk do të ishte pjesëmarrës në tryezë. I kam nisur email. Një përfaqësues i PR-së ka tentuar të kontaktojë me shefin e Kabinetit. Nuk e prisnim zt.Rama.

Ka ardhur në momentin e fundit dhe pastaj ka kërkuar një takim me zt.Basha. Të gjithë i kemi dhënë miratimin. Përpara se të takohej me zt.Basha, Rama ka takuar Vasilin dhe Idrizin. Unë e kam takuar zt.Basha rreth orës 2 të mëngjesit dhe më tha se është një çështje konfidenciale.