Published On: Hën, Qer 11th, 2018

Masakrohet vajza shqiptare në Itali, humb jetën e vetme në spital…

Një vajzë shqiptare, 20 vjeç, është dhunuar për vdekje, nga persona ende të panjohur. Vajza jetonte në Itali dhe është identifikuar si Anxhela Mecani.

Mediat italiane shkruajnë se vajza është gjetur në gjendje të rëndë e hedhur në asfalt dhe është dërguar në spital nga persona të rastit.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Torinos, në zonën “di Nichelino“

Mediat shkruajnë se vajza mund të jetë dhunuar në makinë dhe është hedhur më pas në rrugë teksa automjeti ishte në ecje e sipër.

Mjekët kanë konstatuar se ajo ka marrë plagë të rënda nga hedhja që i është bërë në rrugë, por dhe nga të rrahurat që ka pësuar në makinë.

Ajo ka vdekur e vetme në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen.