Masakra në Selenicë/ Berisha: Krim horror... -Albpress Daily News
Published On: Sht, Gus 11th, 2018

Masakra në Selenicë/ Berisha: Krim horror…

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me masakrën e kryer nga një 24-vjeçar, që vrau 8 pjesëtarë të dy familjeve nga i njëjti fis.

Berisha ka dënuar ashpër aktin, ndërsa u ka shprehur ngushëllimet të afërmve të viktimave.

Postimi i ish-kryeministrit:

Të dashur miq, një krim horror në përmasat e një masakre, në të cilën u vranë 8 qytetarë, fëmijë, burra, gra dhe u plagosën disa të tjerë, ndodhi këtë mbasdite në Selenicë të Vlorës.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt makabër dhe uruar shërim të plagosurve, shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjareve, të afërmve, miqve dhe komunitetit të Selenicës për këtë humbje të rëndë dhe shokuese.

Unë lutem sonte së bashku me ta që shpirtrat e njerëzve të tyre të dashur të gjejnë paqen e merituar! Amin!!! sb

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of