Masakra me 8 viktima, zbardhen detaje të reja/ Autori para ngjarjes ishte... -Albpress Daily News
Published On: Pre, Gus 10th, 2018

Masakra me 8 viktima, zbardhen detaje të reja/ Autori para ngjarjes ishte…

Të tjera detaje janë zbardhur mbi autorin e ngjarjes së rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Selenicë, ku 24 vjeçari Ritvan Zykaj, la të vrarë 8 persona, mes tyre edhe dy fëmijë.

Mësohet se para ngjarjes ai kishte qenë në një drekë familjare dhe kishte pirë, ndërsa pasi ishte kthyer në fshat kishte shkuar në shtëpinë e vëllait të gjyshit të tij, Demir Zykaj, dhe ka qëlluar mbi të, gruan e tij, dy djemtë e tij, gratë e këtyre të dyve dhe dy fëmijët e njërit prej djemve.

8 viktimat nga një trung familjarë:

1-Demir Zyka, 76 vjeç, Vëllai i gjyshit të autorit

2- Ferie Zyka, 78 vjeçe, Gruaja e Demirit

3-Besim Zyka, 42 vjeç, Djali i Demirit

4-Vasilika Zyka, 40 vjeçe, Gruaja e Besimit

5-Sara Zyka, 15 vjeçe Vajza e Besimit

6-Ledjon Zyka, rreth 6 vjeç, Djali i Besimit

7-Azem Zyka, 49 vjeç Djali i Demirit

8-Afërdita Zyka, 47 vjeçe Gruaja e Azemit

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of